Kujdesi për veten u referohet aktiviteteve dhe përvetësimit të aftësive që i ndihmojnë fëmijës të funksionojë në jetën e përditshme (mbajtja e higjienës, veshja, ngrënia, etj.). Vetë nocioni “kujdesi për veten” i referohet faktit se këto aktivitete pritet të bëhen në mënyrë të pavarur dhe në varësi të moshës, në shumë raste bëhet e papërshtatshme për të tjerët që t’u ndihmojnë fëmijëve në aktivitetet e tilla. Tek fëmijët e vegjël, këto aktivitete të jetës së përditshme kryhen nga prindërit dhe / ose anëtarët e ngushtë të familjes. Siç fëmijët rriten dhe formohen, ata zhvillojnë pavarësi në këto aftësi.
Aktivitetet e kujdesit për veten janë aktivitetet e para përmes të cilave fëmijët i zhvillojnë kapacitetet për të planifikuar dhe kryer një detyrë të caktuar, për t’i organizuar mjetet ose materialet e nevojshme për të kryer aktivitetin dhe për të zhvilluar motorikën e lehtë. Aftësitë e kujdesit për veten i paraprijnë dhe janë thelbësore për miratimin e aktiviteteve dhe aftësive shkollore.
Zhvillimi i aftësive të kujdesit për veten tek fëmijët e moshës prej 6 deri në 7 vjeç
-
- Shkon në shtrat vetë dhe fle gjithë natën
- Vetë e rregullon shtratin e tij
- Vetë i rregullon nevojat fiziologjike, gjatë ditës dhe natës
- E lë banjën në një gjendje të rregullt pas përdorimit
- Bën dush vetë
- Hanë larmi ushqimesh dhe shijon shije të ndryshme
- Hanë vetë, pa vështirësi
- Përgatit shujta të rëndomta (p.sh. korn fleks, sanduiç, etj.)
- E përgatit çantën për shkollë me pak ndihmë ose inkurajim verbal
- Vishet plotësisht, i mbërthen rrobat e tij
- I lidh dhe i zgjidh këpucët
- Shkon tek fqinjët pa mbikëqyrjen e vazhdueshme
- U shmanget helmeve dhe substancave të dëmshme që i shfaqen si të rrezikshme.
Nëse fëmija ka vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të kujdesit për veten, ai mund të jetë një faktor kufizues në fitimin e shumë përvojave të tjera të jetës. Për shembull, prindërit nuk do të jenë në gjendje, ose fëmija nuk do të dëshirojë të flejë tek të afërmit ose miqtë, të shkojë në ekskursione shkollore, në festat për ditëlindje dhe të ngjashme. Nëse fëmija nuk është i pavarur në të ngrënë dhe në kryerjen e nevojave fiziologjike, mund të tallet nga bashkëmoshatarët e tij dhe të jetë objektivi i ngacmimit nga bashkëmoshatarët.
Vështirësitë në kujdesin për veten mund të manifestohen si:
-
- Përtacia
- Mbështetja te të tjerët gjatë kujdesit për veten
- Ulja e interesit për zhvillimin e aftësive për pavarësi dhe mëvetësi
- Interesi i kufizuar për lojëra të caktuara (p.sh. loja e roleve me kukulla – ndërrim i rrobave, larja, rënia në gjumë, kujdesi për kukullën).
Shënim:
- Kjo listë mbi kontrollimin e aftësive të fituara i referohet zhvillimit “tipik” të fëmijëve të një moshe të caktuar. Çdo fazë e zhvillimit supozon se aftësitë nga fazat e mëparshme janë arritur.
- Kjo listë shërben për të kontrolluar funksionalitetin e fëmijës në një fushë të caktuar të zhvillimit, në një moshë të caktuar, por kjo nuk mund të përdoret për vlerësim, dhe as nuk e reflekton kërkimin e standardizuar në mënyrë rigoroze.
- Kjo listë mbi kontrollimin mund të përdoret nga prindërit ose mësimdhënësit për të parë nëse fëmija ka fituar aftësi që janë karakteristike për një moshë të caktuar. Nëse ka vonesa të dukshme të zhvillimit te ndonjë fëmijë i caktuar, rekomandohet të konsultoheni me personat profesionalë të cilët do ta përcaktojnë nevojën për mbështetjen adekuate të fëmijës.