Rekomandimet për përshtatjen e materialeve mësimore për nxënësit me aftësi të kufizuara
Fonti (paraqitja e shkronjave)
Përdorimi i fontit në dokument mund të ndikojë në mundësinë që ai të jetë më i lehtë ose më i vështirë për t’u lexuar. Përdorni font që lexohet lehtë, font në të cilin shkronjat nuk kanë pajisje shtesë, font cirilik.
-
- Në një dokument shmanguni të përdorni fonte të ndryshme pasi kjo mund ta bëjë përmbajtjen e dokumentit më të vështirë për t’u lexuar.
- Në një tekst, shmanguni përdorimit të karakteristikave të ndryshme shtesë (t’i bëni të trasha, t’i bëni të pjerrëta, t’i nënvizoni shkronjat).
- Siguroni hapësirë të mjaftueshme midis fjalëve në fjali. Rekomandim: Përdorni fontin Arial në vend të Times New Roman.
Madhësia e shkronjave
Kur e hartoni dokumentin gjithmonë mbani në mend madhësinë e shkronjave që përdorni në tekst: mos të jenë shumë të vogla, as shumë të mëdha pasi mund të ndikojë në lexueshmërinë e përmbajtjes.
-
- Shmangni përdorimin e pjesëve të madhësive të ndryshme në një dokument, ose pjesëve që janë shkruar me shkronja shumë të vogla ose me shkronja shumë të mëdha.
- Rekomandim: përdorni madhësinë e shkronjave nga 12 deri në 16 point.
Përdorimi i ngjyrës dhe kontrastit
Për të mundësuar lexueshmëri më të madhe të përmbajtjes së dokumentit, gjatë përgatitjes, merrni parasysh kontrastin midis ngjyrës së shkronjave dhe sfondit të tekstit.
-
- Gjithmonë të ketë kontrast adekuat midis shkronjave dhe sfondit të dokumentit.
- Shmangni përdorimin e sfondeve me dizajne të ndryshme, të cilat pavarësisht kontrastit adekuat mund të ndikojnë në lexueshmërinë e tekstit.
- Rekomandim: më së miri është të përdorni shkronja të zeza në sfond të bardhë, por gjithmonë duke i pasur parasysh karakteristikat individuale të nxënësit me aftësi të kufizuara.
Përgatitja e përmbajtjes
Gjatë përgatitjes së përmbajtjes në dokument keni parasysh:
-
- Informacionet të jenë konkrete, të qarta dhe të lehta për t’u lexuar.
- Kur keni nxënës me aftësi të kufizuara intelektuale ose vështirësi në të lexuar, përdorni fjali të shkurtra dhe të qarta.
- Ofroni më pak informacione në dokument, nëse është e nevojshme.
- Siguroni hapësirë të mjaftueshme për tekstin.
- Strukturoni mirë dokumentin (shënoni qartë titullin dhe përmbajtjen e tekstit).
Në drejtim të individualizimit të mësimit, keni parasysh se:
-
- Nuk ka zgjidhje të vetme për përshtatjet.
- Përshtatja përkatëse varet nga: nxënësi, lloji i nevojave të tij arsimore, resurset që i përdorni, qëllimet mësimore dhe përdorimi i informacioneve.
- Përshtatjet që do t’ju marrin shumë kohë dhe kërkojnë shumë resurse, nuk do të thotë që do të jenë gjithmonë efektive, ndonjëherë me përshtatje shumë të thjeshta mund të merrni shumë më tepër nga nxënësi.
- Në bisedë me nxënësin, mund të merrni ide për spektër të gjerë të përshtatjeve të mundshme që do të jenë të dobishme në punën tuaj të ardhshme.