Mbështetja nga moshatarët është qasja që mundëson ndarjen e njohurive dhe përvojave midis personave të së njëjtës moshë. Ndarja e njohurive dhe përvojave mund të ketë lidhje me segmente të ndryshme të jetës (profesionale, shëndetësore, sociale).
Mbështetja nga moshatarët ka katër funksione themelore:
- Ndihma në përditshmëri
- Shembull… B.B. është nxënës me vështirësi në të mësuar dhe ka problem me motorikën. J.S. është nxënëse në të njëjtën klasë. Ajo i ndihmon B.B. gjatë kohës së pushimeve të dalë nga dhoma. Ajo i përdor përvojat e saj për t’i treguar se në cilën mënyrë do të mund ta mbrojë veten nga nxënësit e tjerë derisa ecte në dhomë.
- Mbështetja sociale dhe emocionale
- Shembull… K.P. përmes dëgjimit dhe inkurajimit empatik, e motivon I.S. që të përpiqet t’i kryejë ushtrimet në orën e edukimit fizik si edhe nxënësit e tjerë që shërbejnë si model.
- Lidhjet me resurset në komunitetin
- Shembull… prindërit e nxënësve moshatarë i mbështesin prindërit e nxënësve me vështirësi në të mësuar për të kërkuar resurse për mbështetjen në kopshte fëmijësh.
- Mbështetja rrjedhëse
- Shembull… nxënësit e klasës së nëntë nga një shkollë i mbajnë aktivë nxënësit me vështirësi gjatë aktiviteteve jashtëshkollore duke siguruar ndjekje proaktive, fleksibile dhe të vazhdueshme afatgjate.
Mbështetja nga moshatarët është intensive, e vazhdueshme dhe fleksibile dhe organizohet në shumë forma
- Mbështetja nga moshatarët në shkollë
- Mentor / moshatar
- Tutor / moshatar
- Bashkëbisedues aktivë
- Ndërmjetësues / moshatar
- Moshatar për mbështetjen në aktivitetet sportive
- Mbështetja nga moshatarët në fushën e mbrojtjes shëndetësore
- Ruajtja e shëndetit mental (depresioni, trauma)
- Varësitë
- Sëmundjet kronike
- Për personat me aftësi të kufizuara
- Veteranët dhe familjet e tyre
- Në vendin e punës
- Mbështetja nga moshatarët në fushën e socializimit
- Komunikimi
- Ndjenja e përkatësisë në komunitetin
Mbështetja realizohet përmes takimeve me prani fizike, bisedave telefonike, grupeve të mbështetjes, mbledhjeve individuale, etj.
Ekziston një numër i madh i vendeve në botë ku ekziston edhe pozicioni i punës specialist për mbështetjen e moshatarëve. Këtyre profesionistëve u kërkohet t’i nënshtrohen trajnimit për njërin nga programet e certifikuara nga INAPS (International Association of Peer Supporters).