Të nderuar,
Njëri nga qëllimet e platformës Eduink.mk është ndërtimi i klimës gjithëpërfshirëse shkollore dhe mbështetja gjatë të mësuarit për nxënësit që kanë vështirësi në të mësuar.
Përmes përmbajtjeve të ndryshme që janë pjesë e kësaj platforme, ofrohen informata të cilat mund të përdoren për të tria nivelet për t’i mbështetur nxënësit me aftësi të kufizuara në përputhje me Konceptin për Arsimin Gjithëpërfshirës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Përveç informatave të përgjithshme që janë në dispozicion të publikut të gjerë, platforma ofron edhe përmbajtje shtesë, të INDIVIDUALIZUAR që mund të përdoren për të zbatuar mbështetjen e intensifikuar dhe të veçantë të mësimit për nxënësit me aftësi të kufizuara.
Për të marrë mbështetjen me përmbajtjet e individualizuara është i nevojshëm regjistrimi në platformën.
Në platformë mund të regjistrohen nxënësit me aftësi të kufizuara nga mësimi klasor për të cilët mësimi zhvillohet sipas Planit Arsimor Individual (PAI). Regjistrimi duhet të bëhet nga prindërit / kujdestarët ose mësimdhënësit e nxënësve.
Në pjesën e REGJISTRIMIT e plotësoni fushën KRIJONI PROFIL me informata që kërkohen prej Jush.
Pasi t’i keni plotësuar informatat, fëmija Juaj, nxënësi do të jetë përdorues i regjistruar. Në komunikim me administratorët dhe bashkëpunëtorët profesionalë të platformës në këtë pjesë është planifikuar të mbështesë nxënësin duke ndarë informata, dokumente, materiale edukative dhe të ngjashme.
I Juaji Eduink.mk