Të nderuar,
E-platforma eduink.mk u krijua si produkt i projektit “E-platformë për mbështetjen në distancë të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre gjatë pandemisë së Kovid-19”, të zbatuar nga Lidhja e Edukatorëve dhe Rehabilitatorëve Specialë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Shoqatën Maqedonase Montesori, ndërsa me mbështetjen financiare të Misionit të OSBE-së në Shkup, si pjesë e Thirrjes së Jashtëzakonshme për Propozime: Fondi i Përgjigjes i Kovid-19.
Qëllimi i projektit është t’i përmirësojë kapacitetet e organizatave që janë partnerë në zbatimin e projektit përmes zhvillimit të E-platformës që do të sigurojë mbështetje të vazhdueshme për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre.
E-platforma ofron mbështetje të vazhdueshme për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre, si dhe profesionistët që punojnë me ta.
Përmbajtjet e platformës janë krijuar nga personat profesionalë, profesionistët me përvojë në fushën e arsimit të nxënësve me aftësi të kufizuara. Ka përmbajtje që ofrojnë mbështetje arsimore për nxënësit me aftësi të kufizuara nga mësimi klasor, të cilat përfshihen në shkollat fillore të rregullta dhe të cilat e ndjekin mësimin në përputhje me Planin Arsimor Individual. Platforma, gjithashtu, ka përmbajtje që ofron mbështetje psiko-sociale dhe këshillëdhënëse për familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara, si dhe përmbajtje që janë të dobishme për kuadrin mësimor të shkollave, si dhe edukatorët dhe rehabilitatorët specialë dhe asistentët arsimorë që sigurojnë mbështetje të të mësuarit e nxënësve të përfshirë me aftësi të kufizuara.
I Juaji Eduink.mk