Plani Arsimor Individual
Çfarë është PAI?
Plani Arsimor Individual (PAI) është një dokument i veçantë që planifikon mbështetjen shtesë në procesin edukativo-arsimor të nxënësve të cilët, pavarësisht nga diferencimi i mësimit, nuk mund të përfshihen dhe të përparojnë në të mësuar. Këta nxënës kanë nevojë për ndërhyrje më intensive, përkatësisht përpilimin e një instrumenti të veçantë – Plani Arsimor Individual (PAI) i cili është në përputhje me aftësitë funksionale të nxënësit. Qëllimi i zbatimit të Planit Arsimor Individual është arritja e përfshirjes optimale të fëmijës / nxënësit në aktivitetet e rregullta mësimore, si dhe pranimi dhe pavarësia e tij në grupin e bashkëmoshatarëve
Çfarë përmban Plani Arsimor Individual?
PAI është një dokument i cili përmban më tepër pjesë.