Plani Arsimor Individual përpilohet nga Ekipi Inkluziv i Nxënësve (EIN) i formuar nga drejtori i shkollës. Anëtarë të këtij ekipi janë:
-
- mësimdhënësit e nxënësit, prindi, përkatësisht kujdestari, pedagogu, përkatësisht psikologu, përkatësisht punëtori social në shkollë, edukatori dhe rehabilitatori special.
Anëtarët e ekipit inkluziv të nxënësve në fokusin e punës së tyre kanë nxënës konkretë dhe përgatitjen dhe zbatimin e planeve të tyre arsimore individuale. EIN-ja veprojnë në periudhën deri në përfundimin e arsimit fillor të nxënësit.
PAI-ja për nxënësin me vështirësi në të mësuar në përputhje me potencialet dhe nevojat e tij individuale, përpilohet brenda 30 ditëve nga dita e fillimit të mësimit për nxënësin në shkollë dhe i zbaton masat për mbështetje shtesë të mësimit në përputhje me rekomandimet e trupave profesionale për vlerësimin e mbështetjes shtesë arsimore, shëndetësore dhe sociale për fëmijët dhe të rinjtë. Gjatë përpilimit të PAI-së, ekipi inkluziv i nxënësve bashkëpunon me mësimdhënësit e tjerë dhe bashkëpunëtorët profesionalë të përfshirë në procesin arsimor të nxënësit.