Niveli II – Mbështetja e intensifikuar – u sigurohet nxënësve në rast kur mbështetja e përgjithshme nuk i jep rezultatet e pritura. Rekomandimi për dhënien e mbështetjes së intensifikuar merret pas një vlerësimi të bërë nga ekipi gjithëpërfshirës i shkollës dhe Trupat Profesionale për Vlerësim Funksional (MKF). Mbështetja e intensifikuar është me ndërhyrje të shumëfishta dhe / ose të njëkohshme dhe i sigurohet nxënësit në bazë të planit arsimor individual. Ai i përfshin ndërhyrjet në të cilat të gjitha aktivitetet do të mendohen mirë, do të rrjedhin në mënyrë të koordinuar dhe në funksion të përmirësimit të gjendjeve, me qëllim që nxënësi të përgatitet për të mësuar dhe për të funksionuar më mirë në jetë, me ç’rast me rëndësi të veçantë është ndërhyrja e hershme.



