Niveli III – Mbështetja e veçantë sigurohet kur mbështetja e intensifikuar nuk i përmbush nevojat e nxënësit dhe / ose pasi të jetë miratuar rekomandimi për dhënien e mbështetjes së veçantë pas një vlerësimi të bërë nga Trupat Profesionalë për Vlerësim Funksional (MKF). Mbështetja e veçantë është e ngjashme me mbështetjen e intensifikuar, por është me intensitet edhe më të madh dhe ndërhyrje të shumëfishta dhe / ose të njëkohshme dhe sigurohet në bazë të një programi të modifikuar mësimor.
Të gjitha të tria nivelet e mbështetjes sigurohen në shkollat e rregullta, në bashkëpunim me prindërit / kujdestarët dhe në interesin më të mirë të nxënësit. Nëse mbështetja e veçantë që jepet në shkolla nuk i përmbush nevojat e nxënësit, ekziston mundësia që mbështetja të sigurohet edhe në Shkollat Fillore me një qendër resursesh ose Qendrat e Mbështetjes së Mësimit. Format e mbështetjes përcaktohen në programin e modifikuar mësimor.