Mbështetja plotësuese e shkollës inkluzive
Rolin kryesor dhe drejtues në realizimin e arsimit inkluziv e luan vetë shkolla, e cila e kryen këtë mision duke ndërtuar një klimë inkluzive, një ekip inkluziv funksional, duke i sensibilizuar mësimdhënësit, trajnimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme, etj. Por, për realizimin me sukses të procesit inkluziv, shkolla fillore duhet të ketë mbështetje plotësuese nga faktorët në vijim:
Asistentët arsimorë – janë profesionistë, detyra kryesore e të cilëve është, përmes bashkëpunimit me mësimdhënësit, për t’u ndihmuar nxënësve të marrin pjesë në procesin edukativo-arsimor, për t’i realizuar potencialet e tyre në maksimum dhe për të fituar pavarësinë dhe përfshirjen sociale në mjedisin shkollor. Ata marrin pjesë në mësim në mënyra të ndryshme, gjithmonë nën mbikëqyrjen e mësimdhënësit.
Asistentët personalë – janë të angazhuar për t’i mbështetur nxënësit me aftësi të kufizuara në kryerjen e aktiviteteve të përditshme (lëvizjen, mirëmbajtjen e higjienës personale, ushqimin, veshjen dhe komunikimin me të tjerët). Asistenti personal, përmes ndihmës së duhur praktike individuale, i mundëson nxënësit të fitojë një nivel më të madh të pavarësisë dhe funksionalitetit.
Shkollat fillore me qendër resursesh – janë shkollat e veçanta të transformuara që do t’i ofrojnë resurset e tyre profesionale, materiale dhe hapësinore për nxënësit me aftësi të kufizuara, familjet e tyre dhe kuadrin edukativo-arsimor në shkolla. Ata do të kryejnë trajtim dhe rehabilitim individual, do ta sigurojnë asistencën arsimore dhe personale, do të marrin pjesë edhe në zbatimin e një pjese të programit të modifikuar për nxënësit me nevoja komplekse, në përputhje me rekomandimin e Trupit Profesional për Vlerësim Funksional.
-
- Qendrat e Mbështetjes së Mësimit – janë paralelet e veçanta të transformuara në shkollat që do t’i ofrojnë resurset e tyre profesionale, materiale dhe hapësinore për nxënësit me aftësi të kufizuara, familjet e tyre dhe kuadrin edukativo-arsimor në shkolla. Ata do të kryejnë trajtim dhe rehabilitim individual dhe do të marrin pjesë në realizimin e një pjese të programit të modifikuar për nxënësit me nevojat komplekse, në përputhje me rekomandimin e Trupit Profesional për Vlerësim Funksional.
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) – krijon politika inkluzive, siguron resurse të përshtatshme shkollore (njerëzore, materiale dhe financiare) për zbatimin e arsimit inkluziv, i ndjek praktikat inkluzive në secilën shkollë, resurset njerëzore të disponueshme dhe resurset e disponueshme në komunitet / komunë, me qëllim të mbështetjes plotësuese të nxënësve që kanë nevojë për të.
MASH-i duhet ta mbështesë procesin e transformimit të shkollave të veçanta në shkollat me qendra resursesh, ku përfshihet edhe programi për zhvillimin e kapaciteteve të kuadrit që punon në ato shkolla.
-
- Byroja për Zhvillimin e Arsimit (BZHA) – realizon kërkime zhvillimore në fushën e arsimit inkluziv, kryen punë këshillëdhënëse – profesionale për t’i mbështetur shkollat në pjesën e sigurimit të mësimit cilësor dhe sigurimit të mjeteve për evidentimin, ndjekjen dhe dokumentimin e avancimit të nxënësve me nevojat e veçanta arsimore.