Motorika e lehtë u referohet aftësive dhe aktiviteteve që përfshijnë përdorimin e muskujve të vegjël të dorës, të tilla si: vizatimi, shkrimi me laps, prerja me gërshërë, ndërtimi me kube, shkopisja / kopisja e pullave, hapja / mbyllja e kutive të ndryshme dhe të ngjashme.
Shkalla e zhvillimit të motorikës së lehtë ndikon ndjeshëm mbi rezultatin e punës së fëmijës, si dhe në shpejtësinë e kryerjes së detyrave.
Përvetësimi i aftësive motorike precize në vetvete përfshin një numër aftësish të pavarura që plotësojnë njëra-tjetrën dhe i mundësojnë fëmijës përfundimin në mënyrë efikase të aktivitetit të caktuar.
Zhvillimi i motorikës së lehtë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në përvetësimin e aftësive të fëmijës në fusha të ndryshme:
-
- Aftësitë akademike
- Aftësitë për përdorimin e lapsit (ngjyrosja, vizatimi, shkrimi)
- Aftësitë për përdorimin e gërshërëve (prerja)
- Loja
- Ndërtimi me kube, vendosja e enigmave, montimi i lodrave, etj.
- Veshja dhe manipulimi i kukullave
- Përdorimi i pajisjeve elektronike të lojërave (p.sh. manipulimi me miun)
- Kujdesi për veten
- Veshja – lidhja e lidhëseve, shkopisja / kopisja e patentës, pullave, etj.
- Ngrënia – përdorimi i mjeteve për të ngrënë, hapja / mbyllja e pakove të ndryshme të ushqimit (shisheja, kavanozi, kutitë plastike, qeset, etj.).
- Mbajtja e higjienës – pastrimi i dhëmbëve, krehja e flokëve, përdorimi i tualetit, etj.
Zhvillimi i motorikës së lehtë tek fëmijët e moshës prej 6 deri në 7 vjeç
-
- E mban lapsin në mënyrë të duhur, me ç’rast lëvizjet janë nga gishtat, dhe jo nga kyçi i dorës
- Ngjyros brenda vijës
- I shkruan saktë shumicën e shkronjave dhe numrave
- Shkruan brenda vijave
- Ndërton në mënyrë të pavarur figura me Lego Kube ose elemente të tjera konstruktive
- Përgatit enigma prej 20 pjesësh
- Prenë forma të thjeshta, duke e ndjekur vijën
- Vizaton vizatim me objekte të dallueshme qartë mbi të
- Vizaton figurë njeriu me më shumë se 6 pjesë
- Vishet në mënyrë të pavarur
- Përdor thikë dhe pirun për ushqim të butë
- I lidh lidhëset në mënyrë të pavarur.
Nëse motorika e lehtë është e zhvilluar në mënyrë të pamjaftueshme, fëmija do të përballet me vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të përditshme (kapacitetet e kufizuara për të zhvilluar pavarësinë në mbajtjen e higjienës, veshjes, ngrënies), arritjet më të ulëta akademike dhe zgjedhja e kufizuar e lojës. Si implikim i tërthortë mund të paraqitet vetëbesimi i ulur, që mund të reflektohet në marrëdhëniet sociale me bashkëmoshatarët dhe në familje.
Si të njohim nëse ndonjë fëmijë ka vështirësi në zhvillimin e motorikës së lehtë?
-
- I shmanget dhe / ose nuk interesohet për aktivitetet që kërkojnë përdorimin e lapsit, ngjyrave, gërshërëve, etj.
- Zgjedh aktivitetin fizik për t’iu shmangur kryerjes së ndonjë detyre “në bankë” (shkrimi, prerja, vizatimi, etj.)
- Shfaq interes për aktivitetet “pasive” (p.sh. shikimi i televizionit, përdorimi i pajisjeve elektronike, etj.)
- Gjatë përballjes me një sfidë, kërkojnë që prindërit ta kryejnë detyrën për ta, pa u përpjekur ta bëjnë vetë.
Është e rëndësishme të theksohet se perceptimi vizual (në mënyrë precize me përdorimin e të parit – “duke e parë” dhe duke e interpretuar atë që shihet), edhe pse nuk është aftësi në fushën e motorikës së lehtë, ndikon drejtpërdrejt mbi realizimin e aftësive motorike.
Shënim:
-
- Kjo listë mbi kontrollimin e aftësive të fituara i referohet zhvillimit “tipik” të fëmijëve të një moshe të caktuar. Çdo fazë e zhvillimit supozon se aftësitë nga fazat e mëparshme janë arritur.
- Kjo listë shërben për të kontrolluar funksionalitetin e fëmijës në një fushë të caktuar të zhvillimit, në një moshë të caktuar, por kjo nuk mund të përdoret për vlerësim, dhe as nuk e reflekton kërkimin e standardizuar në mënyrë rigoroze.
- Kjo listë mbi kontrollimin mund të përdoret nga prindërit ose mësimdhënësit për të parë nëse fëmija ka fituar aftësi që janë karakteristike për një moshë të caktuar. Nëse ka vonesa të dukshme të zhvillimit te ndonjë fëmijë i caktuar, rekomandohet të konsultoheni me personat profesionalë të cilët do ta përcaktojnë nevojën për mbështetjen adekuate të fëmijës.