Plani Arsimor Individual përpilohet për nxënësit të cilët, pavarësisht përdorimit të strategjive të ndryshme për diferencimin e mësimit, nuk arrijnë ta ndjekin programin mësimor dhe kanë nevojë për ndërhyrje më intensive.
Kur flasim për strategjitë në diferencim kemi parasysh:
-
- Secilin nxënës të punojë në detyrën e tij me ritmin e tij;
- Materialin mësimor që mësohet në nivelin e mesëm (të njëjtat materiale, pyetje, udhëzime) për të gjithë nxënësit, por një pjesë e klasës marrin një detyrë më komplekse, ndërsa ata që kanë vështirësi marrin ndihmë shtesë;
- Ndarjen e paraleles në grupe sipas aftësive funksionale (secili grup merr një detyrë të ndryshme në kompleksitet, por qëllimet e të mësuarit janë të njëjta);
- Detyrat që rregullohen sipas kompleksitetit, në mënyrë që detyrat më komplekse të zgjidhen vetëm nga ata nxënës që theksohen me një nivel më të lartë të njohurive dhe aftësive të fituara;
- Që jepet e njëjta detyrë e hapur dhe secili punon me cilësinë maksimale që mund ta arrijë;
- Nxënësit i zgjedhin vetë detyrat për t’i zgjidhur;
- Të gjithë i kanë të njëjtat detyra, por në grup nxënësit ndihmojnë njëri-tjetrin;
- Të gjithë marrin fletë të njëjta të punës dhe i zgjidhin me ritmin e tyre;
Të gjithë nxënësit punojnë një aspekt të veçantë të temës, por secili në mënyrën e vet.