Prindi i nxënësit që manifeston vështirësi në të mësuar është anëtar i barabartë i ekipit inkluziv të nxënësve. Duke ndarë informata të tilla si: historia e arsimit; të dhënat për ndërhyrjet e mëparshme; historia mjekësore, përshkrimi i nivelit aktual të funksionimit të nxënësit / statusit të zhvillimit, si dhe karakteristikat individuale të fëmijës (preferencat, aftësitë, nevojat, interesat) u ndihmon anëtarëve të tjerë të ekipit të njohin më lehtë nxënësin, të hartojnë profilin pedagogjik të nxënësit, të identifikohen nevojat prioritare për mbështetje shtesë, strategjitë mësimore të punës, si dhe strategjitë e vlerësimit.
Përmes kornizës kohore për realizimin e detyrave konkrete, prindërit ndihmojnë në arritjen e qëllimeve të përcaktuara për nxënësin. Prindërit, të cilët janë pjesë e procesit edukativo-arsimor të nxënësit, si dhe të tjerët që ofrojnë mbështetje, duhet të kenë një kopje të PAI-së me qëllim që të njihen me qëllimet dhe detyrat për zotërimin, si dhe njohjen me përgjegjësitë e tyre konkrete.