Fëmijët kanë nevojë për rutina. Që nga momenti i lindjes së fëmijës, rutinat janë mënyrë jetese. Prindërit e planifikojnë kohën dhe mënyrën e ngrënies, kohën dhe mënyrën e rënies së fëmijëve në gjumë, ndërrimin e pelenës, etj. Siç fëmija rritet, prindërit vendosin rutina të reja (p.sh. kohë për pushim ditor, kohë për shujtat, kohë për shëtitje, gjumë, etj.). Pavarësisht se sa vjeç janë fëmijët, ata kanë nevojë për prindërit që t’u ndihmojnë të krijojnë rutina të reja.
Pse rutinat janë me rëndësi? – Truri i fëmijës zhvillohet dhe formohet çdo ditë. Megjithatë, pjesët e trurit që janë përgjegjëse për planifikimin, miratimin e vendimeve dhe përgjegjësinë për veten nuk formohen deri në moshën 23-vjeçare. Kjo do të thotë që shumica e “fëmijëve” nuk vendosin rutina të tyre për aktivitete të caktuara derisa të jenë të rinj.
Si ta bëni vendosjen e rutinave më pak stresuese? – Së pari, keni pritje reale. Mesatarisht, fëmija i përmbush kërkesat e prindërve jo më shumë se 40% të kohës, dhe shpesh nevojiten 5-6 përkujtesa para se fëmija të bëjë një kërkesë të caktuar. Kur vendosni rutina, stresi është i pashmangshëm. Sidoqoftë, ka mënyra për ta zvogëluar atë, si për ju, ashtu edhe për fëmijën Tuaj. Është e rëndësishme t’u përmbaheni disa aspekteve kryesore kur vendosni rutina:
-
- Parashikueshmërinë
- Konsekuencën
- Përshtatshmërinë (pritjet, pasojat, dallimet zhvillimore)
Duhet të theksohet se ndonjëherë është vërtet e vështirë të jesh i parashikueshëm dhe i qëndrueshëm dhe t’i përshtatësh rutinat me nevojat e zhvillimit të fëmijës Tënd. Prindërimi mësohet dhe është e rëndësishme që prindërit të dinë se jo çdo qasje është e përshtatshme për çdo fëmijë. Fëmijët janë në gjendje të ndjekin një rutinë. Sidoqoftë, shumica e fëmijëve kanë nevojë për mbështetje vizuale për të ditur se çfarë të bëjnë në një periudhë të caktuar të ditës. Mund t’u ndihmoni duke bërë një orar ditor dhe javor me detyrat kryesore për atë ditë. Mund të përdorni një tabelë për t’i regjistruar aktivitetet ose për t’i shënuar me fotografi. Është e rëndësishme që orari vizual të tregojë qartë aktivitetin, si dhe kohën kur duhet të kryhet. Gjithashtu, orari vizual mund të bëhet në një fletë të veçantë ose hamer, të cilën do ta ngjisni në derën e dhomës së fëmijëve ose në një vend ku fëmija kalon pjesën më të madhe të ditës.(fotografia – orari vizual)
Sfidat më të mëdha, si për fëmijët, ashtu edhe për prindërit, janë të ashtuquajturat tranzicionet ose kalimi i fëmijës nga njëri aktivitet në tjetrin. Shumë fëmijë kanë vështirësi të kalojnë nga njëri aktivitet në tjetrin. Ju si prindër mund t’u ndihmoni fëmijëve që ky kalim të jetë më pak stresues për ta:
-
- Bëni tranzicionet të parashikueshme duke përdorur orare vizuale që mund t’i shikojnë çdo ditë.
- Theksoni fëmijës Tuaj se duhet të kalojë nga njëri aktivitet në një aktivitet tjetër (p.sh. “Duhet të fillosh t’i mbledhësh lodrat, koha është për drekë” ose “Duhet të fillosh të vishesh, koha është për të shkuar në shkollë).
- Jepini fëmijës kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur para fillimit të aktivitetit.
- Sigurohuni që fëmija Juaj e di se çfarë pritet prej tij gjatë tranzicionit (p.sh. rregullimi i fushës së lojës).
- Është e rëndësishme që prindërit ta motivojnë fëmijën gjatë ndjekjes së rutinave ditore, në një mënyrë pozitive dhe të pranueshme.