Riedukimi i psikomotorikës (terapia e lëvizjes) është aktivitet vullnetar, i organizuar dhe i drejtuar që e stimulon zhvillimin e fëmijëve duke i përdorur lëvizjet. Përmes lëvizjeve, fëmija e njeh veten, trupin e tij dhe të tjerët në lidhje me veten e tij dhe kështu bëhet i vetëdijshëm për ekzistencën e tij në hapësirë, i përforcon marrëdhëniet hapësinore-kohore dhe përmes aktiviteteve motorike zhvillon nevojën për shoqërim, komunikim dhe socializim.
Përmes lëvizjeve të fëmijës, integriteti funksional i aftësive psikomotorike riintegrohet dhe përvojat senzo-motorike inkurajohen, përsëriten dhe azhurnohen. Nëpërmjet riedukimit të aftësive psikomotorike, realizohet edhe dialogu fizik midis fëmijës dhe riedukuesit, fëmijës i mundësohet që t’i ripërjetojë fazat e mëparshme të përjetimit të integritetit trupor, fazat e zhvillimit për hapësirën dhe kohën, përkatësisht të gjitha ato faza që kanë lënë përvoja të pamjaftueshme të qarta në tru.
Riedukimi i aftësive psikomotorike është një qasje multidimensionale në punën me fëmijët dhe të rriturit me çrregullime psikomotorike, e cila përmes lëvizjes dhe tonit arrin edhe komunikim fizik dhe verbal.
Programi terapeutik bazohet në aftësitë individuale, dallimet dhe mundësitë e fëmijës, nevojat dhe ndjenjat e zhvillimit. Ushtrimet kryhen me secilin fëmijë në përputhje me vlerësimin e bërë në fushën e organizimit të aftësive psikomotorike, organizimin e praktikës, funksionet gnostike, funksionet prakso-gnostike, organizimin e funksioneve njohëse dhe të folurit.
Përmes riedukimit psikomotorik, zbatohen ushtrimet e përgjithshme të riedukimit dhe ushtrimet e riedukimit psikomotorik:
Ushtrimet për përjetimin e hapësirës subjektive dhe objektive
Ushtrimet për përjetimin e kohës
Ushtrimet për përcaktimin e integritetit trupor
Ushtrimet për pavarësinë e lëvizjes
Ushtrimet me lëvizjet pasive
Ushtrimet për kontrollin e impulsivitetit
Ushtrimet për lateralizimin mbi veten dhe të tjerët
Ushtrimet për organizimin e funksioneve njohëse, etj.
Riedukimi i psikomotorikës zbatohet në trajtimin e fëmijëve me zhvillimin joharmonik, vështirësi të dispraksisë, çrregullime pervasive të zhvillimit, paaftësi intelektuale, probleme me të folurit-të gjuhës dhe probleme të sjelljes, si dhe në sjelljen hiperkinetike dhe probleme specifike në të mësuarit dhe aftësitë shkollore.
Vlerësimi dhe trajtimet realizohen nga personi profesional i cili ka të mbaruar arsimin e duhur në fushën e edukimit dhe rehabilitimit special.