PAI-ja për nxënësit nuk mund të përpilohet në mënyrë të izoluar nga vetëm një mësimdhënës, vetëm bashkëpunëtori profesional ose prindi. Ky dokument përpilohet në ekip, Gjatë përpilimit, ekipi inkluziv ndjek hapa për të përpiluar këtë instrument:
-
- Analiza e situatës dhe mbledhja e të dhënave dhe informatave në lidhje me fëmijën
- Përpilimi i një profili pedagogjik për fëmijën
- Përcaktimi i prioriteteve për të ofruar mbështetjen
- Përcaktimi i qëllimeve përfundimtare, planit të detajuar të aktiviteteve dhe hartimi i strategjive të mbështetjes
- Monitorimi dhe evalvimi i arritjeve
-
-
- Kujdestari i klasës me EISH-në i mbledh të dhënat dhe informatat e nevojshme, e analizon situatën dhe përpilon një profil pedagogjik të nxënësit / nxënëses.
- Nevojat për mbështetje dhe fushat prioritare për të cilat është e nevojshme të përpilohet PAI-ja vlerësohen. Është një punë ekipore, një takim pune i anëtarëve të EISH-së.
- EISH-ja miraton vendim për përpilimin e PAI-së dhe formon një ekip për mbështetje shtesë, i cili përpilon PAI për nxënësin.
- EISH-ja pas vendimit të miratuar për të pranuar propozimin e drejtorit të shkollës, u propozon anëtarëve të ekipit të ofrojnë ndihmë dhe mbështetje shtesë për nxënësin.
- Drejtori i shkollës, pas pëlqimit të marrë me shkrim të prindit, përkatësisht kujdestarit, formon një ekip për mbështetje shtesë të nxënësit.
- Anëtarët e ekipit për mbështetjen shtesë dhe prindi hartojnë strategji për mbështetje dhe plan të detajuar të aktiviteteve për lëndët / fushat e veçanta mësimore.
- Ekipi për të dhënë mbështetje shtesë për nxënësin përpilon PAI.
- Prindi, përkatësisht kujdestari, jep pëlqim për zbatimin e PAI-së.
- Ekipi profesional për arsimin inkluziv të shkollës e dorëzon PAI-në e përpiluar në Këshillin e Mësimdhënësve për miratim.
- Vlerësimi kryhet sipas qëllimeve të përcaktuara dhe rezultateve të pritura të PAI-së.
- Në procesin e kontrollimit dhe vlerësimit është e nevojshme të përshtaten kërkesat / detyrat / pyetjet për nxënësin me PAI-në.
- Anëtarët e EISH-së vlerësojnë bashkërisht shkallën në të cilën nxënësi ka fituar rezultatet e pritura, shkallën e efektivitetit të llojeve të veçanta të përshtatjeve të parashikuara nga PAI-ja dhe të zbatuara gjatë mësimit.
- Anëtarët e EISH-së vlerësojnë bashkërisht shkallën e efektivitetit të strategjive të aplikuara të veçanta. Suksesi vlerësohet në: përshtatjen e përmbajtjeve, metodave, formave dhe mjeteve të qarta dhe vlerësimin; përshtatjen e hapësirës / kushteve në të cilat zhvillohet mësimi (mënjanimi i pengesave fizike, organizimi specifik dhe orari i aktiviteteve); përshtatjen e përmbajtjeve të të mësuarit dhe standardeve të arritjeve.
- Vlerësimi i PAI-së ose programit të modifikuar kryhet të paktën dy herë gjatë një viti shkollor, dhe në varësi të nevojave edhe më shpesh, nga ekipi inkluziv i nxënësve, me ç’rast është e domosdoshme të analizohen njohuritë, aftësitë, rezultatet e pritura të fituara nga nxënësi siç është planifikuar nga PAI-ja ose programi i modifikuar, si dhe efektiviteti i strategjive mësimore të parashikuara nga PAI-ja.
- Nëse shumica e rezultateve të planifikuara janë arritur, duhet të përpilohet një PAI i ri. Nëse shumica e rezultateve të planifikuara të mësimit nuk janë arritur, PAI-ja duhet të rishikohet me ç’rast për të njëjtat rezultate duhet të parashikohet një periudhë më e gjatë kohore dhe të zbatohen strategjitë e reja mësimore. Nëse nxënësi nuk është në gjendje të arrijë shumicën e rezultateve të planifikuara / të pritura nga mësimi dhe nga PAI-ja e rishikuar, u referohet përsëri trupave profesionale për vlerësimin funksional.
-