Cili është dallimi midis sulmit nga zemërimi (tantrum) dhe krizës (meltdown)?
ZEMËRIMI:
-
- Vëmendja përqendrohet në qëllim të caktuar (personi ndjen uri, ndoshta etje, ndjen dhimbje të caktuar…)
- Nevojitet audiencë (nëse nuk ka audiencë, nuk i kushtohet vëmendje e mjaftueshme sjelljes, zemërimi zvogëlohet)
- Zemërimi është shprehje e ndonjë lloj hidhërimi.
Tantrumet – si të veprojmë?
Shumë shpesh mund të gjejmë këshilla se si të parandalojmë shfaqjen e tantrumeve, ose 5 mënyra për t’i ndaluar tantrumet, si të zhduken tantrumet më shpejt, etj…
Sidoqoftë, qëllimi ynë nuk duhet të jetë parandalimi i shfaqjes së tantrumeve. Shpërthimet e zemërimit janë një nga mënyrat në të cilat komunikojnë personat me aftësi të kufizuara, të cilën duhet ta pranojmë si të tillë.
Në vend që të kërkojmë mënyra për t’i parandaluar ose ndaluar tantrumet, duhet ta mësojmë fëmijën të gjejë mënyrë më të mirë për t’i shprehur dëshirat dhe nevojat e tij. Është e nevojshme që sjellja e tillë si “lëkundja nga toka”, ulërima, goditja… ta zëvendësojmë me ndonjë formë tjetër të sjelljes, e cila nuk do të jetë e vështirë dhe rraskapitëse për fëmijën me aftësi të kufizuara, por edhe për prindërit dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë aktive në jetën e tij.
Le të përpiqemi t’i mësojmë fëmijës një gjest demonstrues, të kërkojë atë që dëshiron, të përdorë komunikimin alternativ, shenjat, kartelat PECS, përkatësisht format e tjera të komunikimit dhe kështu të zotërojë një mënyrë të re për t’i shprehur nevojat e tij.
Ajo që është e rëndësishme të dini është se theksi duhet të vihet në zotërimin e aftësive të reja, në vend që të parandaloni dhe ndaloni tantrumin tashmë të shfaqur.
KRIZA:
-
- Shqetësimi (nervozizmi ose paparashikueshmëria)
- Shfaqet pavarësisht nëse ka apo jo audiencë (personi mund të jetë vetëm dhe të shfaq krizë)
- Kriza është rezultat i mbingopjes së ndonjë ndjenje.
Si duket kriza?
-
- Tërheqja e brendshme: fëmija “shkëputet” nga mjedisi, “shikon boshllëkun”, tregon / kryen lëvizje të përsëritura me pjesë të caktuara të trupit.
- Tërheqja e jashtme: të qara të pakontrolluara, ulërima, kërcime, shqiptimi i tingujve / britmave “të paartikuluara”, hedhja e sendeve, dëmtimi i vetvetes…
Agresioni dhe sjellja provokuese
Fëmijët / adoleshentët të cilët vazhdimisht shfaqin sjellje agresive shpesh shkaktojnë shumë shqetësime tek të rriturit, dhe veçanërisht te prindërit e tyre, sepse pikërisht ata, të rriturit, konsiderojnë se nuk mund ta dominojnë fëmijën dhe të kontrollojnë sjelljen e tij.
Pak nga pak, këta fëmijë / adoleshentë marrin kontrollin e njerëzve përreth tyre, bëjnë atë që duan dhe janë të sigurt se të rriturit dhe prindërit nuk do t’i shqetësojnë. Ky është problem që përkeqësohet me kalimin e kohës, kështu që duhet trajtuar në mënyrë përkatëse sa më shpejt të jetë e mundur.
Si të shmangni sjelljen provokuese?
Sa më i vogël të jetë fëmija, aq më lehtë do të jetë t’i jepet fund këtij problemi. Prandaj, nëse ka fëmijë ose adoleshent në mjedisin Tuaj me sjellje “të papërshtatshme” ose me qëndrim agresiv, siç është ai që e kemi përshkruar, mbase duhet të përpiqeni t’i zbatoni metodat e mëposhtme, përkatësisht planet e ndërhyrjes:
-
- Mësoni të thoni jo. Edhe nëse ju kërcënon, ju fyen ose ju sulmon, duhet të mbani qëndrimin tuaj dhe ta bëni atë të shohë që nuk do të dorëzoheni nëse ai sillet në atë mënyrë. Jini të vendosur dhe mos lejoni që t’ju mposhtë me këtë sjellje.
- Asnjëherë mos përdorni dënime fizike! Ky lloj dënimi zakonisht nuk funksionon dhe e vetmja gjë që shkakton është të zhgënjehen dhe të përdorin dhunë kundër njerëzve ose sendeve të tjerë.
- Kërkoni figura të dhunshme përreth jush: Fëmijët, veçanërisht adoleshentët, janë shumë të prekshëm nga konteksti në të cilin gjenden. Shpesh, ata që shfaqin sjellje agresive kanë miq që sillen në të njëjtën mënyrë. Rekomandohet që të keni kontroll mbi fëmijët me të cilët fëmija juaj është në lidhje dhe ta bëni atë të kalojë më pak kohë me ta nëse është e nevojshme. Këtu duhet t’i potenconi edhe serialet, filmat ose video-lojërat për të cilat fëmija juaj është i interesuar. Mediat mund të promovojnë sjellje të dhunshme.
- Parandaloni sjelljen, gjithnjë kur për të do të ekzistojë mundësia përkatëse.
- Mësoni sjellje të reja që do të zëvendësojnë vendin e sjelljes provokuese (numërojmë deri në 10, relaksohemi duke marrë frymë thellë dhe duke e nxjerrë frymën, dëgjojmë muzikë për t’u relaksuar, aktiviteti i preferuar…)
- Ndryshoni përgjigjet e të rriturve / bashkëmoshatarëve ndaj sjelljes në mënyrë që sjellja të mos jetë më në qendër të vëmendjes. Me kalimin e kohës, intensiteti do të ulet.