Format e mbështetjes nga moshatarët në shkollat janë përdorur për një kohë të gjatë.
Me procesin e diferencimit në mësim dhe krijimin e kushteve për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës në RMV, bashkëpunimi i moshatarëve është përshkruar edhe në Konceptin për Arsimin Gjithëpërfshirës, ku thuhet se aktivitetet që përfshijnë fëmijët moshatarë në shkolla janë kryesisht të organizuara dhe përfshijnë
-
- ndërgjegjësimin për pranimin e dallimeve,
- përmirësimin e arritjeve të të gjithë nxënësve,
- inkurajimin dhe avancimin e klimës gjithëpërfshirëse në shkollë dhe në klasë,
- mundëson që çdo fëmijë të ndihet i pranuar, i vlerësuar dhe i vyeshëm,
- zgjidhja e përbashkët e konflikteve krijon një klimë në të cilën ka përgjegjësi të përbashkët dhe ku nxënësve u kërkohet ta zgjidhin atë së bashku.
Procesi i organizimit në vete përfshin një qasje proaktive për planifikimin, organizimin, mbajtjen dhe kontrollimin e aktiviteteve që synojnë trendet evropiane në infrastrukturën sistematike përmes së cilës fëmijët moshatarë do të jenë në gjendje të fitojnë aftësi dhe njohuri rreth dallimeve.
Aftësitë dhe njohuritë e fituara do t’u ndihmojnë të kuptojnë sjellje të caktuara sfiduese të shokëve të tyre të ndryshëm, si dhe qasje dhe teknika të caktuara me të cilat do të jenë në gjendje t’u ofrojnë ndihmë dhe mbështetje.
Mbështetja nga moshatarët në shkolla mund të realizohet përmes formave të ndryshme:
- Formoni diade (çifte) midis nxënësit me vështirësi dhe fëmijëve moshatarë. Nxënësit me vështirësi punojnë me miqtë e tyre të klasës në zgjidhjen e detyrës akademike, kalimi nga një periudhë arsimore në tjetrën, pranimi i ndryshimeve që ndodhin në shkollë (ndërrimi i mësimdhënësit, tinguj të papritur, etj.).
-
- Për sa i përket zgjidhjes së detyrës akademike, nxënësi me vështirësi në të mësuar ka nevojë për:
- Ndihmën në organizimin e materialeve të punës për të kryer detyrën
- Kujtimin e rregullave të sjelljes në klasë dhe ndjekjen e mësimdhënësit gjatë orëve mësimeve
- Kalimin nga një klasë shkollore në tjetrën
- Komunikimin me nxënësit e tjerë
- Inkurajimin për të marrë pjesë në diskutim dhe përfshirjen në aktivitetet grupore
- Parafrazimin e materialit mësimor
- Shkrimin e përgjigjes me gojë të dhënë nga nxënësi me vështirësi
- Perceptimin e segmenteve kryesore të materialit që do të mësohet
- Formoni diade (çifte) me nxënësit e tjerë të shkollës në mënyrë që të marrin pjesë / përshihen në periudhat e pastrukturuara të ditës (pushimet, lojërat në oborrin e shkollës).
- Këto diade janë të përshtatshme edhe për t’iu shmangur dhunës së moshatarëve (ngacmimit).
-
- Për të parandaluar varësinë nga një nxënës, moshatarët në diade dhe grupe ndryshojnë me kalimin e kohës dhe aktiviteteve.
- Ndërtoni sistem / program për mbështetjen e moshatarëve. Mbështetja për nxënësin me vështirësi duhet të jetë e vazhdueshme dhe kërkime të shumta kanë treguar se nxënësit moshatarë, veçanërisht në klasat e larta duhet të motivohen për ta kryer detyrën e tyre si tutor ose ndërmjetësues.
- Rekrutoni moshatarët edhe në aktivitete gjatë ngjarjeve të veçanta shkollore (klube shkollore, patronate) si dhe gjatë aktiviteteve jashtëshkollore.
- Me ndihmën e prindërve, përfshini moshatarët edhe në mbështetjen e shokëve të klasës me vështirësi në bërjen e detyrave të shtëpisë.
- Shfrytëzoni anët e forta të nxënësit me vështirësi në të mësuar për të ndërtuar marrëdhënie me moshatarët. Shpesh nxënësit me spektër autistik të çrregullimeve janë të shkëlqyeshëm në punën me kompjuterë, kështu që lehtë mund t’i mësojnë shokët e tyre të klasës se si të përdorin kompjuter.