TEACCH – Koncepti për t’i mbështetur personat me autizëm
TEACCH është shkurtesa për Treatment and Education for Autistic and related Communication handicapped Children (Trajtimi dhe edukimi i fëmijëve me autizëm dhe vështirësitë në lidhje me komunikimin). Përveç fëmijëve, ky koncept zbatohet dhe u jep rezultate të rinjve dhe të rriturve.
TEACCH nuk është metodë apo terapi, por program gjithëpërfshirës për t’i mbështetur fëmijët dhe personat me autizëm dhe pengesa të tjera në zhvillim. U krijua në SHBA në fund të viteve të gjashtëdhjeta.
Qëllimi i programit TEACCH është t’u mundësojë personave me autizëm, megjithë aftësisë së tyre të kufizuar, për të arritur shkallën më të lartë të pavarësisë dhe cilësisë së jetës. Është e rëndësishme të pajtohen dy aspekte shumë të rëndësishme:
-
- Qëllimi i përfshirjes sa më të mirë të mundshme në shoqëri dhe
- Krijimi i një mjedisi të strukturuar në të cilin mund të arrihet shkalla më e lartë e mundshme e pavarësisë.
Përfshirja mund të konsiderohet e suksesshme vetëm atëherë kur nuk çon në ngushtim, por në zgjerimin e mundësive në zhvillimin e personit dhe sjelljes së tij.
Parimet e konceptit TEACCH
-
- Mënyra e sjelljes që është karakteristike për personat me autizëm karakterizohet nga dy aspekte:
- Tërheqja, që do të thotë të shmangni “kaosin”. Fëmija vetëm privohet, tregon mënyra kufizuese të sjelljes dhe tërhiqet në aktivitete të njohura.
- Gjendja e shqetësimit (gëzimit, frikës…).
- * Të dy aspektet e parandalojnë fëmijën nga njohja dhe kuptimi i botës përreth tij.
- Mundëson mësimin e aftësive dhe shkathtësive të nevojshme për përfshirjen e fëmijës / personit në mjedis, në mënyrën që ndihmon fëmijën / personin t’i tejkalojë mënyrat sfiduese të sjelljes.
- Prindërit, edukatorët, mësimdhënësit dhe terapistët që punojnë me fëmijët / personat me autizëm duhet ta pranojnë dhe respektojnë faktin e “të qenit të ndryshëm”. Ata duhet të jenë të hapur ndaj “thelbit” dhe karakteristikave të personit me autizëm.
- Profili zhvillimor i pabalancuar është një tipar i rëndësishëm i fëmijëve dhe personave me spektrin autik të çrregullimeve. Në këtë kontekst, rëndësia qendrore duhet t’i jepet individualizimit të mbështetjes.
- Meqenëse koncepti nuk është metodë e veçantë, por koncept pedagogjik integrativ i bazuar në teorinë e të mësuarit, teknikat e ndryshme të ndërhyrjes dhe format terapeutike mund të përfshihen në praktikën e tij.
- Fëmijët dhe personat me autizëm kanë vështirësi në lidhjen e aspekteve të veçanta shqisore dhe në kuptimin e domethënies së tërësisë. Për ta, ambienti mund të jetë kaotik dhe i pakuptueshëm. Një ndërhyrje e suksesshme duhet ta marrë këtë parasysh dhe të ofrojë strukturim nga jashtë. Në këtë mënyrë, përvojat mund të ripërpunohen brenda, frikat mund të zvogëlohen dhe proceset e të mësuarit mund të mundësohen.
Të mësuarit e strukturuar
Strukturimi duhet të jetë ndihmë, jo kufizim për personin me autizëm. Kjo duhet t’ia bëjë ambientin më të parashikueshëm dhe më të kuptueshëm, ta parandalojë pasigurinë dhe çorientimin, dhe mbi të gjitha, ta rrisë pavarësinë e tij. Strukturimi nuk është kurrë një qëllim në vetvete, por ky fut besim, e rrit fleksibilitetin dhe mundësitë për aktivitet.
Strukturimi u referohet tri fushave:
-
- Hapësirës – Strukturimi i hapësirës duhet ta lehtësojë orientimin. Fushat e punës dhe të lojës duhet të veçohen qartë.
- Kohës – Personat me autizëm kanë shumë vështirësi ta mbajnë mend pasqyrën e aktiviteteve ditore dhe lidhjen e tyre. Ata kanë nevojë për qartësi dhe parashikueshmëri. Këto sfida mund të tejkalohen duke përpiluar një orar vizual të aktiviteteve ditore.
- Aktiviteteve – Periudhat e pastrukturuara që fëmijët / personat me zhvillim tipik i ndiejnë si kohë e lirë janë sfiduese për personat me autizëm dhe shoqërohen me një stres të madh. Prandaj është e rëndësishme që të strukturohen aktivitetet paraprakisht.
Në shikim të parë, koncepti TEACCH mbase mund të duket shumë mekanik, pasi bazohet në struktura të qarta. Sidoqoftë, baza e këtij koncepti është respektimi i individualitetit të fëmijës / personit me autizëm.
Është e rëndësishme të theksohet se praktikimi i konceptit TEACCH nënkupton edukimin dhe certifikimin për trajnim të plotë nga profesionistët e licencuar të TEACCH.