Në platformë mund të gjenden përmbajtje të ndryshme edukative (tekste, fotografi, prezantime, video) përmes të cilave inkurajohet zotërimi i materialit mësimor, në pajtim me lëndët dhe moshën e nxënësve me aftësi të kufizuara, si dhe në pajtim me Planet e tyre Arsimore Individuale (PAI).
Përmbajtjet më të lexuara nga arsimi i mesëm
Përmbajtjet më të lexuara nga arsimi fillor
Eduink.mk, platformë për mbështetjen arsimore personale
Kush qëndron pas platformës eduink.mk?
E-platforma eduink.mk u krijua si produkt i projektit “E-platformë për mbështetjen në distancë të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre gjatë pandemisë së Kovid-19”, të implementuar zbatuar nga Lidhja e Edukatorëve dhe Rehabilitatorëve Specialë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Shoqatën Maqedonase Montesori, si dhe me mbështetjen financiare të Misionit të OSBE-së në Shkup, si pjesë e Thirrjes së Jashtëzakonshme për Propozime: Fondi i Përgjigjes ndaj Kovid-19.